Arkitekti Bytyçi propozon përmendoren

Arkitekti Bytyçi propozon përmendoren “Nëna e
panjohur”, në kujtim të nënave që humbin jetën në lindje

Kushdo që do ta vizitojë Klinikën Emergjente të QKUK-së ka mundësi që në hyrje të saj ta pres “Nëna e panjohur”. Është kjo një përmendore që paraqet lidhshmërin e pandashme mes nënës dhe fëmijës, por që ndërthur në vete fetusin si formë.

Lajmi për vdekjen e një gruaje shtatzëne nga koronavirusi, bëri që arkitekti Granit Bytyçi të ideojë këtë përmendore.

Bytyçi për Ndërtimi.info ka treguar se kjo vepër përcjell edhe mesazhin për gjendjen e rëndë të institucioneve shëndetësore në vend.
“Idea e dizajnimit të përmendores filloi në momentin që mora lajmin për vdekjen e nënës nga Gjakova. Mendova që kjo edhe mund të ketë lidhshmëri me gjendjen e vetë institucioneve shëndetësore në vend dhe gjendjen e rëndë që kemi në këtë institucion (siç e dimë të gjithë). Andaj, mendova që kjo përmendore do jepte një mesazh tek organet kompetente dhe do i kthej në kohë që ta kujtojnë këtë rast, sa herë që  e lënë pas dore shëndetësinë”, ka treguar ai.
Ai ka shtuar se në mbarë botën janë pikërisht arkitektët ata që japin ide për shumë sfera të jetës, derisa ka theksuar se ende është duke punuar në idenë e kësaj pērmendoreje.
“Dizajni i përmendores është i thjeshtë në pamje, por i komplikuar në strukturën dhe përmbajtjen e saj. Por,  që si të tillë unë jam duke punuar ende në këtë ide në mënyrë që së shpejti të jetë e gatshme dhe ta percjell tek institucionet si projektpropozim”, ka deklaruar ai.
Mirëpo, ai është shprehur spektik se jetësimi i  kësaj ideje do të gjejë përkrahje institucionale dhe për këtë ka treguar arsyet.
“Sa i përket ndërtimit të saj, pavarësisht mesazhit që percjell, unë nuk mendoj që do ketë interesim te institucioneve për ndërtimin e saj, edhe pse do të duhej. Kjo jo për faktin që nuk do i’u pelqej si ide, por nuk paraqet interes personal për përfitime materiale. Në mënyrë ironike, mendoj që realizimi i saj mund të jetë problematike për shkak që nuk përmbanë as armë të luftës e as dylbi. Do zoti që edhe po të realizohet, të mos ndryshohet përmbajtja e saj nga ‘nëna e panjohur’ në ‘Azem Bejta- luftëtar i lirisë’, nga art minimal në përmendore klasike e shekujve të kaluar”, ka treguar Bytyçi.
Ndërkaq, në rast se ku projekt do të realizohet, baza katrore e tij do të ketë  dimensione 71.12cm x 71.12cm, që është e barabart me 28 INCH  e që paraqet 28 javët e rritjes fëmijës.
E për më tepër, struktura është e bazuar mbi parimin e rregullit numërik të Fibonacci-t, që paraqet modelin e spirales së rritjes në natyrë.